Kupa "Pavarësia", 3000 nxënës
marrin pjesë në garën e dancit sportiv

Kupa "Pavarësia", 3000 nxënës<br />marrin pjesë në garën e dancit sportiv
TIRANE - Rreth 3000 nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare nga mbarë Shqipëra kanë garuar në gjimnastradën e Tiranës. Për të tretin vit radhazi, Bashkia e Tiranës ka mbështetur kupën “Pavarësia" në dancin sportiv, në kuadër dhe të nxitjes së të rinjve, për t’u angazhuar në sport.

Nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi mori pjesë në shpërndarjen e çmimeve dhe medaljeve për talentet e reja.

“Është një kënaqësi që sot jam këtu, për t'ju përshëndetur në këtë aktivitet të mrekullueshëm. Bashkia e Tiranës, është kujdesur që ky aktivitet të zhvillohet për të tretin vit me radhë në qytetin e Tiranës. Tre mijë nxënës nga e gjithë Shqipëria shkëlqyen sot me performancën e tyre që na bën të gjithëve krenarë për këta talente që po rriten në vendin tonë. Gjimnastrada është vetëm nisja e gjithë aktiviteteve që do të përfshijnë nxënës dhe fëmijë të Tiranës. Nis me këtë gjimnastradë në festën e flamurit dhe do të pasojë me surpriza të tjera për Vitin e Ri. Të sigurt që Bashkinë e Tiranës do ta keni gjithmonë pranë!” u shpreh nënkryetarja e Bashkisë, Xhindi.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!