Skomina gjatë këtij edicioni të Europa League nuk ka drejtuar asnjë takim, pasi ka qënë i angazhuar Champions League. Përgjatë këtij viti slloveni ka arbitruar dy takime në eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Perfomanca e 40-vjecarit është vlerësuar nga drejtuesit e Uefas të cilët kanë vendosur t’ia bësojnë atij këtë finale Europiane. Në Qershor fansat e futbollit do të vihen përballë një tjetër ndeshje emoicionuese, në një tjetër kompeticion.
Finalja e Champions League, mes Realit të Madridit dhe Juventusit do të luhet më 3 Qershor në Cardif. Përsa i përket kësaj përballeje, Uefa ka vendosur që kryesor i kësaj sfide të jetë Felix Brych. Për bardhezinjtë kjo është hera e dytë që takohen me gjeramanin, pasi më herët ai ka drejtuar dhe takimin mes Portos dhe Juventusit. Ndërkohë që Reali i Madridit nuk asnjë precedent me 41-vjecarin.
Sfida e filozofive të kundërta
Finalja e këtij viti në Champions League ka rezervuar sfidën mes Realit të Madridit dhe Juventusit, dy skuadra me filozofi loje krejtësisht të ndryshme. Nga njëra anë është forca sulmuese e Realit të Madridit, e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, ndërsa në anën tjetër është mbrojtja e hekurt e “Zonjës së vjetër”, me në krye kapitenin Buffon. Diferencat në stilin e lojës mes këtyre dy skuadrave shpjegohen edhe nga statistikat. Kështu, në sulm, Reali i Madridit ka një mesatare prej 2.67 golash të shënuar për ndeshje, ndërsa Juventus 1.75 gola të shënuar për ndeshje.
Por diferencat më të mëdha janë pikërisht në prapavijë. Në 12 ndeshje të këtij sezoni, Juventus ka pësuar vetëm 3 gola, me një mesatare prej 0.25 golash të pësuar për ndeshje, ndërkohë që “Los Blancos” kanë një mesatare prej 1.42 golash të pësuar për ndeshje. Ekuilibri në këtë përballje mes dy skuadrave qëndron te golavarazhi. Bilanci i përgjithshëm i juventinëve është +18, 21 gola të shënuar e 3 të pësuar, ndërsa Reali i Madridit, pavarësisht yjeve që ka në dispozicion, e ka +15 diferencën e golave, 32 gola të shënuar e 17 të pësuar.
