Kupola drejtuese e PD, do
ngjiten njerëzit e Bashës

Kupola drejtuese e PD, do<br />ngjiten njerëzit e Bashës
TIRANE - Zgjedhja e kryetarit të ri të PD Lulzim Basha përmes parimit “një anëtar një votë” pritet të sjellë dhe ndryshime të forta në krye të kuoplës së kësaj partie. Një fakt të tillë e ka paralajmëruar dhe Berisha vetëm disa disa pas dorëheqjes së tij nga kreu i PD, teksa në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie me dyer të mbyllura pas hapjes së garës për kreun e ri të PD, kishte paralajmëruar se fituesi do t’i marrë të gjitha postet drejtuese në këtë parti, do të udhëhiqte forumet drejtuese dhe për pasojë do të kishte ekipin e tij të ri.

Dhe pikërisht zgjedhja e Bashës, dhe me mbështetjen e Berishës, në krye të PD do të sjellë një konfiogurim të ri të strukturave të drejtuese të kësaj partie, kryesisht sekretariatit e emrave të nënkryetarëve. Kështu mësohet se emri i ri që pritet të zëvendësojë Ritvan Boden pas 15 vitesh si sekretar i Përgjithshëm i PD do të jetë ministri në detyrë i Inovacionit Genc Pollo. Pikërisht njeriu prej të cilit 15 vite më parë Bode mori këtë post, pas vendimit të Pollos për të garuar përballë Berishës për kreun e PD gjë që solli largimin deri në 2005 të tij nga kjo parti, për të krijuar FRD dhe për ta shkrirë më pas me PD.

Në këtë post, Pollo ka ‘fituar’ garën me ministrin në detyrë të Mbrojtjes Arben Imami. Për të cilin është projektuar posti i nënkryetarit të kësaj partie. Pikërisht në vend të nënkryetarit aktual Astrit Patozi, duke qënë njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar. Një përzgjedhje e tillë e pritshme e Imamit si kryetar i grupit parlamentar bëhet në kushtet e mungesës së kreut të PD Basha në Kuvend, për shkak se është kryetar bashkie dhe ku bashkë me Berishën do bëjnë një opozitë të fortë, pasi Imami mendohet të jetë zëri i ashpër i PD në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se zgjedhja e tij mund të bëhet përmes një konkurence të dobët në Këshillin Kombëtar të PD, forum që pritet të zgjidhet së shpejti nga Kuvendi i kësaj partie, dominanca e të cilit do të jetë nga kryetari Basha sipas parimit të deklaruar kohë më parë nga ana e ish-kryetarit Berisha se kryetari i merr të gjitha. Ndërkohë që nënkryetari i dytë i PD pritet të jetë zëdhënësja aktuale e qeverisë, njëherësh ministre në detyrë e Integrimit Majlinda Bregu.

E cila pritet të jetë dhe nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ku gjithnjë opozita ka pasur një vend vakant dhe që sa kohë ka qënë PD në opozitë, ka qënë mbuluar nga kryetarja në detyrë e Kuvendit dhe nënkryetarja aktuale e PD Jozefina Topalli. E cila pritet që bashkë me Olldashin të jenë vetëm anëtarë kryesie, në pritje të ditëve më të mira për ta.
 
SEKRETARIATI
 
Një rëndësi të dorës së parë kreu i ri i PD Lulzim Basha pritet ti kushtojë sekretariatit që merret direkt me organizimin e partisë e me paraqitjen para publikut të strategjisë së kopsitur opozitare të së djathtës. Kështu sekretar të Organizimit në PD pritet që Këshilli i ri Kombëtar i dalë nga Kuvendi i dominuar nga njerëzit e Bashës, të zgjedhë prefektin aktual dhe një ndër njerëzit më të besuar të Berishës, Keltis Kruja. Ai pritet të zëvendësojë në këtë post sekretarin aktual organizativ, njëherësh dhe ministër i Brendshëm në detyrë, Flamur Noka.

I cili për vetë rezultatin që garantoi në qarkun e Kukësit, 3 me 1 mandate në favor të PD, pritet të marrë drejtimin e sekretariatit elektoral të PD, për të përgatitur që në garën e parë elektorale partinë për zgjedhjet vendore të 2015. Ndërkohë që Kruja do të kujdeset që në krye të degëve të PD në rrethe të zgjidhen pikërisht mbështetësit e kryetarit të ri të PD Lulzim Basha për të formuar bashkë me forumet dhe strukturat qëndrore të kësaj partie, atë që e cilësojnë si ekipin fitues të sfidave elektorale përballë mazhorancës së re të majtë të drtejtuar nga Edi Rama.

Ndërsa sekretar i marrëdhënieve me Publikun mendohet të zgjidhet ish-nënkryetari Astrit Patozi, sekretar për marrëdhëniet Juridike do ndahet mes Oerd Bylykbashit e ministrit në detyrë të Drejtësisë Eduard Halimi. Sekretare ndërkombëtare Basha me atributet që i jep statuti pritet të emërojë Jorida Tabakun. Ende nuk është përcaktuar nëse do të vijojnë dyshja Bardhi-Vorpsi të kryejnë detyrën e zëdhënëseve të PD.

SKEMA E PRITSHME E DREJTIMIT TË PD
 
Lulzim Basha
Kryetar i Partisë Demokratike
 
Genc Pollo
Sekretar i Përgjithshëm i PD
 
Arben Imami
Nënkryetar i PD dhe kryetar grupi parlamentar
 
Majlinda Bregu
Nënkryetare PD dhe nënkryetare Kuvendi
 
Keltis Kruja
Sekretar i Organizimimit në PD
 
Jorida Tabaku
Sekretare për marrëdhëniet ndërkombëtare
 
Astrit Patozi
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
 
Eduard Halimi/Oerd Bylykbashi
Sekretar për marrëdhëniet Juridike
 
Flamur Noka
Sekretar Elektoral në PD

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë