‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

Ana Lika

Aktorja Ana Lika ka folur për herë të parë për humbjen e nënës pas një sëmundje të rëndë.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘S'e luan topi’ aktorja tregoi se iu shemb bota kur mori telefonatën e vdekjes së të ëmës, pasi nuk ndodhej me të atë moment.

 "Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë.

U rritëm brenda 24 orëve. Mëngjesin e 25 vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja, pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës”, ka rrëfyer Ana.

Me lot në sy, Ana tregoi gjithashtu se e kanë përcjellë të ëmën me këngën e Harry Styles "Sign of the times", e lyer e e veshur bukur, sepse kjo ishte dëshira e saj:

"Para se mamaja ime të ndahej nga jeta më thoshte se "Ditën që unë do iki dua të më vini këtë këngën, të visheni bukur, të lyheni." Dhe ne e kemi përcjellë si donte ajo me këtë këngë, të lyera”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini