Kur do të martohet Mira? Shefja e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, rrëfen pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT-së

Shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, Mira Murati ka treguar se cila ka qenë pyetja e parë që nëna e saj i bëri ChatGPT.

Gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Murati, tregoi se nëna e saj pyeti ChatGPT-në se, “Kur do të martohet Mira?”

Madje ka qenë motra e saj që i ka shpjeguar se si funksionon inteligjenca artificiale dhe se mund ta pyeste për gjithçka edhe në shqip.

“Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale”, ka thënë motra me humor.

Kjo pjesë e intervistës e publikuar fillimisht në rrjetin social X, ndërsa tashmë është bërë virale kudo në rrjetet sociale. Madje një komentues e ka cilësuar si “Biseda më tipike me një nënë shqiptare.”

Lidershipi i Muratit është vlerësuar nga drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike, përfshi edhe Satya Nadella, CEO i Google.

 

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 03/09/2024 16:07

    O Shqiptarja... Satya eshte CEO i Microsoftit, dhe jo i Google.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë