Kur ka dalë udhëzimi i ministrit Ksera në favor të rritjes së pagesës për personat me aftësi të kufizuar?
Udhëzimi është i datës 7 gusht, një javë pasi ata kanë deklaruar se do ngrenë padi civile për ministrin, që nuk disburson fondet për personat që kanë më shumë nevojë, një detyrim ligjor ky i kësaj ministrie. Por, vetëm nga 1 shtatori do të jetë e mundur teorikisht që të kryhet kjo rritje, që është shumë e vogël.
 
Sa duhej të ishte rritja e pagesës për këto kategori qytetarësh?
Kjo nuk mund të quhet rritje, sepse askush nuk mund të kënaqet me 80 lekë të vjetra më shumë në një ditë, me të cilat nuk mund të blesh asgjë. Më tepër se rritje, fjala është për një indeksim me inflacionin, që është në nivelin 2 për qind. Ndërkohë, qeveritarët u krenuan se punonjësve të administratës ia rritën pagat më të ulta 4-5 për qind. Por, vështirë se mund të gjendet kategori më shumë në nevojë se personat me aftësi të kufizuar. Të paktën, rritja të bëhej sa për punonjësit e administratës.