TIRANË-Gjykata Kushtetuese është para vendimeve të rëndësishme këto javë, njëra është për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe tjetra për kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Pikërisht në këtë periudhë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në Shqipëri ka zhvilluar një takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ka qenë vetë Kim e cila ka njoftuar për takimin dhe shkruan se Gjykata duhet të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi në përputhje me betimin e tyre në detyrë. Kim shtoi se po punohet me institucionet përkatëse në mënyrë që Kushtetuesja të plotësojë kuorumin e nevojshëm.
“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.
![]()
Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan Kim.
Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar ende një datë për nisjen e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Më 9 qershor të këtij viti, Parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Ilir Meta për shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxitje dhune dhe urrejtje, njëanshmëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 etj.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Sali gerdeci
Përgjigjunuk caktohet nje date se relatori i ceshtjes ish Kapteri Perparim Kalo e shtyn me qellim qe ti mbaroje mandati ne fund te vitit dhe te ike pasi se mban dot nje ngarkese te tille
Përgjigju