Kur Sali Berisha pranonte se ndërtimi i HEC-ve ishte politikë e pastër e tij (DEKLARATAT)
Ish kryeministri Sali Berisha
Një debat mbi mbrojtjen e pasurive natyrore nga ndërtimi i HEC-eve është ngritur ditët e fundit, debat në të cilin është përfshirë tanimë edhe politika.
Debatit për mbrojtjen e pasurive natyrore nga këto investime i është bashkuar edhe partia demokratike, e cila kur ishte në pushtet rezulton të ketë ndjekur një politikë tërësisht në favor të ndërtimit të HEC-eve.
“Do bëjmë gjithçka për të shfrytëzuar pasuritë natyrore. Shqipëria ka pasuri të shumta. Do ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit”.
Kështu deklaronte në vitin 2011 ish Kryeministri Sali Berisha, i vendosur për të sakrifikuar çdo bukuri në natyrore për ndërtimin e 443 heceve në vend.
Madje në programin qeverisës të vitit 2009-2013, qeveria e tij zotohej t’u garantonte ndërtuesve lidhjen e tyre me sistemin energjitik të vendit, kudo që ata ndërtojnë.
Në vitin 2010, Berisha shkoi më tej, duke konfirmuar për mediat italiane mbështetjen e qeverisë shqiptare për prodhimin e energjisë nukleare në vendin tonë.
“Shqipëria do të shndërrohet në “supër fuqi” të vogël energjitike në Ballkan, në një qendër të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike. Centrali bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri”, deklaronte Berisha.
Po kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, ndërsa inaguronte hidrocentralin e Tervollit në Gramsh, deklaronte se vendi do të kthehej në superfuqi energjitike, pasi në Gramsh do të ndërtoheshin edhe 14 HEC-e të tjera.
Në këtë mënyrë, ndërtimi i HEC-eve dukej se ishte një politikë e pastër qeveritare, por edhe më shumë se kaq, Berisha ishte kundër çdo lloj anullimi apo pezullimi të punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve.
“Të deklarosh se do anuloj ndërtimin e 320 hidrocentraleve do të thotë të mbledhësh fuqitë negative të natyrës dhe t’i derdhësh kundër vendit tënd”, deklaronte Berisha./ Lexo.al
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.3%
-
I keq
22%
-
As i mirë as i keq
36.7%
Vota total: 109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor, 13:37