'Kur talenti të ndihmon të kapërcesh sfidat e shëndetit', iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në tru, muzikanti në Itali i bie saksofonit gjatë 9 orëve operacion

Një muzikanti në Romë iu hoq një tumor në tru këtë javë në një operacion 9-orësh që ai e kaloi jo vetëm zgjuar dhe plotësisht i vetëdijshëm, por dhe duke luajtur saksofonin e tij. Pacienti 35-vjeçar iu nënshtrua procedurës në Spitalin Ndërkombëtar Paideia të Romës të hënën dhe doli herët në mëngjesin e së enjtes nga spitali.

Christian Brogna, një neurokirurg dhe ekspert në "kirurgjinë e zgjuar", tha për CBS News se tumori u hoq me sukses dhe se nuk kishte ndikime negative te pacienti. Brogna drejtoi një ekip ndërkombëtar 10 anëtarësh shumë të specializuar për procedurën, duke përdorur teknologjinë më të fundit.

“Tumori ndodhej në një zonë shumë, shumë komplekse të trurit”, tha Brogna. "Për më tepër, pacienti është mëngjarash. Kjo i bën gjërat më të komplikuara sepse rrugët nervore të trurit janë shumë më të komplikuara."

Mjeku tha se pacienti i tij, i cili është identifikuar me iniciale si C.Z, luajti këngën me temë nga filmi i vitit 1970 "Love Story" dhe himnin kombëtar italian, në periudha të ndryshme gjatë gjithë operacionit.

Gjatë përgatitjes së përpiktë për operacionin, C.Z i kishte thënë ekipit mjekësor se ruajtja e aftësisë së tij muzikore ishte thelbësore për të. Ishte gjithashtu shumë e dobishme për kirurgun, sepse pacienti i tij që luante saks gjatë operacionit i lejoi Brogna-s të hartonte funksione të ndryshme të trurit ndërsa operonte.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën