TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ironizuar veprimin e sotshëm të opozitës për të bllokuar seancën e Kuvendit. Nga karrigia e deputetit, Braçe ka filmuar disa momente "pikante" ku shfaqe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli teksa mundohet të krijojë zhurmë duke i rënë tavolinës me kutinë e syzeve.
 
"Kësaj i thonë të ruash dorën për t'i rënë me këllef!! Dhe Pandi që tmerrohet!!", shprehet Braçe.
 
Po ashtu, duart i ka kursyer edhe deputeti Edmond Spaho i cili është filmuar teksa godet vazhdimisht  foltoren e kuvendit me shishe uji.
 
“Kësaj i thonë t’i biesh me dorë – o bidon”, shkruan Braçe në rrjetet sociale ku ka bërë publike edhe videon.
 
Oozita bllokoi foltoren e Kuvendit duke këmbëngulur në dërgimin në Gjykatën Kushtetuese edhe të dy deputetëve të tjera, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)