Kodi që Luizi i dha Kiarës për të marrë informacion nga jashtë: Kur të jesh në prime do ma thuash të kam zemër

Kodi që Luizi i dha Kiarës për të marrë informacion nga jashtë: Kur të jesh në prime do ma thuash të kam zemër

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

Luiz Ejlli, një nga personazhet më të përfolur dhe të dashur për publikun shpesh herë ka tentuar të kuptojë apo të marrë ndonjë informacion nga jashtë mbi mbështetjen dhe dashurinë e publikut për të.

Ndonëse ai është i preferuari i publikut të gjerë dhe emri i tij përflitet kudo, Luizi as nuk ja ka idenë e famës dhe mbështetjes që ka arritur të fitojë gjatë këtyre muajve qëndrim në shtëpinë e Big Brother Vip.

Çifti Luiz dhe Kiara padyshim janë ndër më të komentuarit nga media rozë dhe portalet por pasi moderatorja u eliminua të shtunën nga ky reality-show duke u larguar përfundimisht nga shtëpia e madhe, Luizi ka bërë planin për vete për të kuptuar nëse ka mbështetjen e shikuesve.

Në ditët para se eliminimit të Kiarës, Luizi dhe moderatorja kanë komunikuar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”-tha ai.

 

Moderatorja vazhdon ta mbështesë këngëtarin jashtë shtëpisë dhe e sheh finalist të BBV.

K.T./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet