Kur u ndërtua amfiteatri i Durrësit?
Amfiteatri i Durrësit u ndërtua në fillim të shekullit të dytë, ndoshta në periudhën e Perandorit Trajan (98-117) dhe me shumë mundësi, në periudhën e Perandorit Hadrian (117-138).
Si ka funksionuar ai ndër shekuj?
Mendohet se tërmeti i vitit 345/346 ndërpreu funksionin e tij dhe në gjysmën e dytë të shekullit të katërt në strukturat e tij u adoptua një kapele e krishtere, që fillimisht u dekorua me afreske dhe në shekullin e gjashtë mbi një pjesë të afreskeve u vendosën mozaikë. Në shekullin e XIII në amfiteatër u adoptua edhe një kapele tjetër e dekoruar me afreska, gjurmët e të cilëve janë zhdukur. Amfiteatri u mbulua me dhe në shekullin e XVI dhe me pas mbi të u ndërtuan banesa.
Kur u bë zbulimi i tij nga arkeologët dhe çfarë gërmimesh janë ndërmarrë aty?
Zbulimi i amfiteatrit u bë në vitet ’60 dhe gërmimet për rreth dy dekada u drejtuan nga Vangjel Toçi. Me pas në rreth dy dekada të mevonshme u bene gërmime të drejtuara nga Lida Miraj. Kapela mesjetare u gërmua nga Moikom Zeqo dhe në gërmimin e Osariumit mori pjese edhe mjeku dentist i apasionuar me arkeologjinë, Haki Bllaca. Në këtë shekull janë bërë gërmime të drejtuara nga arkeologë të Universitetit të Parmës.
Rreziku më i madh që i kanoset?
Sipas arkeologëve, ndërtime ter bëra në zonën e tij para se të zbulohej kanë dëmtuar mjaft strukturën e monumentit. Por mjaft fatale kanë qenë edhe dëmet e shkaktuara nga ndërtimet e pa leje pas ’90 dhe kushtet krejt të papërshtatshme të ruajtjes, sidomos lagështia e madhe dhe restaurimet e gabuara.
/Shqiptarja.com