Kur vjen Berisha, 3 policë
rrinë në kryqëzim

Policia e di se është bëhesh copash kur të duash. Ndaj kur Berisha do të kalojë andej, apo të ndalojë aty afër, tre policë rrugore angazhohen për të ruajtur kryqëzimin. Herën e fundit, kryeministri Berisha ishte afër kryqëzimit të vdekjes, pasditen e 16 shtatorit 2011, kur shkoi në komunën Rremas, në rrethin e Lushnjës, për të përurar rrugën Pushimi i Shoferit – Divjakë, me gjatësi 24 kilometra dhe vlerë rreth 1.2 miliardë lekë. Sipas qeverisë, rruga, e ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, u shërben 50 mijë banorëve të zonës dhe pritet të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë, agrobiznesit, etj, ndërsa hap dhe një perspektive të jashtëzakonshme turistike. Më pas ai renditi edhe investimet ne rrethin e Lushnjës, që sipas tij janë 14 herë më shumë se tetë vitet pararendëse, si 210 kilometra rrugë të asfaltuara, nga të cilat 103 km rrugë kombëtare dhe rrugë rurale apo dytësore 107 km. Por kryqëzimi te “Pushimi i Shoferit” ka mbetur po ai, duke ngrënë koka njerëzish.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)