Ardiani nuk u muar nga kjo botë si shumica e njerëzve , por iku; nuk e priti, por e thirri vdekjen e tij, madje e bëri vetë, me një kurajo mbinjerëzore apo me një lehtësi hyjnore- kush e di. Nuk ka kush të na e thotë si dhe qysh, nuk ka autopsi dhe as kuti të zezë që të zbulojë arsyen finale të ndarjes së këtij intelektuali me jetën, atë moment dramatik vetmohimi në rrethimin e vrazhdë të pyetjeve pa asnjë përgjigje apo në rrethimin e bardhë të përgjigjeve pa asnjë pyetje. Ajo që dimë e mund të themi duke u nisur nga shembujt me të bujshëm të vëtvrasjeve është se kur vret veten artisti- çfarë ishte pa asnjë dyshim Adrian Klosi- helmi është i tepërt. Në këtë kuptim vetvrasja është edhe një vrasje e llojit të veçantë, është me ndalu qendresën dhe me pohu hegjemoninë e helmit, apo siç e ka pas thënë poeti i madh italian Çezare Paveze, që vetë e ka pas mbyllë jetën me vetvrasje, është me u martirizue.
Ka përkime të çuditshme në jetë. Ardian Klosi, përveçse një përkthyes dhe publicist i klasit të parë, ishte një vullnetar dhe luftëtar i Mjedisit me "M" të madhe- i tokës, i shpirtit, i detit, i mendjes, i ajrit, i kulturës, i politikës… Qëndroi gjatë në këtë front, u perlesh gjatë me Ndotjen dhe kundër Ndotjes në betejën e jetës së çdo intelektuali. Por paskësh qenë më i brishtë, më i thyeshëm, më i tërheqshëm, ndoshta edhe më i preferuar se sa e dinim nga sirenat e përtej jetës.
Vetvrasja e tij duke rënë mesnata e 26 prillit është shokuese për botën e letrave, shtypit, politikës dhe mbarë publikut. Ajo zbulon diçka që s'kemi mundur ta lexojmë te ky njeri. Vështrimi i tij i ngjyer me pikëllim e pak lodhje dhe ngritja e papritur e kokës në biseda dhe debate, pra këto tipare dhe gjeste karaktaristike shfaqen tani si një replikë e gjatë, e vazhdueshme dhe pa kompromis e tij me barrierat dhe kotësinë; shfaqen si dëshmia e një shpirti të kultivuar që ka bërë çmos ta shtyjë e ta shtyjë për hir të shpresës, për hir të zakoneve dhe për hir të të dashurve, pa dyshim, minutin e zi të lamtumirës.
Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit me të në rrugën e bukur buzë liqenit të Tiranës, unë duke e cur me këmbë, Adriani duke shkuar e duke ardhur me biçikletë. Përshendeteshim përzemersisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve, ai po kërkonte të të rilidhte mes gjelbërimit të njomë dhe ajrit të kulluar të pranverës fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket. Verdikti ishte dhënë dhe ai u kthye si një luftëtar për të shkruar fjalët e fundit në fund të rrugës së tij pa kthim prapa dhe pa vazhdim të ndershmërisë.
Dhëmb shumë vetvrasja e tij. E kishim një ylli të gjeneratës së viteve tetëdhjetë në fushën e përkthimeve. Në ditët e Lëvizjes Studentore- intelektuale erdhi pa u menduar asnjë sekond në Këshillin botues të gazetës "Rilindja demokratike" ku kontribuoi e luftoi për hapësira lirie deri kur qe e mundur. E gjetëm njëri tjetrin sërish në opozitë ,sapo opozita që na kishte mbledhur në dhjetor të nëntëdhjetës erdhi në pushtet. Shpeshherë nuk i kishim të njëjtë miqtë dhe armiqtë, shijet dhe idetë, por kishim një pikë të pacilësueshme takimi që ndoshta ishte të kuptuarit e intelektualit si dikush që duhet të vërë në dyshim, të kundërshtojë, të ketë një shpirt konstruktiv kryengritësi.
Nuk e miratojmë atë që ka bërë së fundi Ardiani me Ardianin. Vetvrasja e tij është një humbje e madhe për familjen e tij, për miqtë e tij, për lirinë, për kulturën, për letersinë, për gjuhën, për publicistikën, për ironinë, për intelektualizmin, për opozitarizmin. Do të donim t'i jetonte deri në fund ditët e tij, t'i vdiste një nga një ditët e mbetura dhe jo njëherësh ,siç thoshte Seneka. Do të kishim me shumë libra të përkthyer prej tij, do të kishim me shumë shkrime të shkruara prej tij, nuk do të na mungonte pena e tij e mprehtë dhe zëri i tij shumë i veçantë në panelin tashmë edhe më të rralluar të lirisë dhe pavarësisë intelektuale në këtë vend. E di se rrezikoj të dukem egoist dhe i pashpirt përballë kujtimit të tij me këto pretendime prej të cilave ai hoqi dorë përgjithmonë. Në këto rrethana mbetet të kujtojmë dhe nderojmë gjithçka të mirë që Ardian Klosi la dhe bëri për ne.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com