Kura me 8 kokrra trëndafil të egër për shëndetin e gjithë organizmit

Kura me 8 kokrra trëndafil të egër për shëndetin e gjithë organizmit

Trëndafili i kuq

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore.

Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë. Ju sjellim më poshtë një kurë të vjetër popullore me përbërës trëndafilin e egër.

Kjo kurë trajton shumë sëmundje në veçanti por mund të përdoret nga të gjithë pasi është krejt e shëndetshme dhe pa efekte anësore.

Rekomandohet që kjo kurë të përdoret për 30 ditë rresht, ndalet për dy javë, e më pas rifillohet prapë për 30 ditë të tjera.

Përgatitja e kurës me trëndafil të egër

Për përgatitjen e kësaj kure duhet të zjeni 8 kokrra trëndafil të egër të freskët ose të thatë në një filxhan çaji ujë.

Masën zjeheni për 15 minuta. Më pas, lëreni të ftohet, nëse preferoni mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë. Këtë kurë mund ta përsërisni dhe ta pini 2-3 herë gjatë ditës.

Parandalon diabetin
Ekspertë të bimëve mjekësore e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Sipas studimeve të cilave i referohet ethanoli tek trëndafili i egër shërben si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

Ndihmon punën e zemrës
Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, të cilave I referohet AgroWeb.org trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

Lufton të ftohtin
Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

Trajton problemet e lëkurës
Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

Trajton çrregullimet në stomak
Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat.

Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

Forcon sistemin imunitar
Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen. AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjan: 20/05/2021 16:12

    Nje njeri i paster ska pse te kete frike mga dorjeqja ?

    Përgjigju
  • gezim: 20/04/2020 17:21

    Demi nga mbyllja e aktiviteteve prodhuese ka mundesi qe te jete me i madh se vete pandemia nga covid 19.

    Përgjigju
    • GEZIM QOSJA: 15/05/2020 13:21

      demi nga mbyllja e aktiviteteve prodhuse eshte me i madh

  • Ervin: 11/03/2020 23:09

    Duhen mbyllur gjith aktivitet dhe te shtohet siguria sa me e lart qe u vjen ne mbrojtie njerzeve

    Përgjigju
  • Policia: 11/03/2020 14:03

    Eshte e pa mundur qe ti shmangim kontaktet me qytetaret pasi jemi 20 punonjes policie qe rrugetojme me autobuza rreth 170 km ne dite,,skemi mundesi tjeter transporti...dhe askush nuk mendon per rrezikun.jetojme ne Tirane dhe punojme shume large.normalisht qe eshte zero siguria.

    Përgjigju
    • Siguria: 29/05/2020 14:37

      Spyet njeri o miku se je large.!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë