Kura me bimë medicinale që parandalon virozat e stinës

Kura me bimë medicinale që parandalon virozat e stinës

foto ilustruese

Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dh bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Virusi qëndron në gjendje qetësie për 3, 4 apo 5 ditë dhe pastaj shpërthen. Njeriu që kapet nga virozat, 2-3 ditët e para fillon të ketë ndonjë këputje, lodhje, dhimbje kockash, kyçesh e kështu me radhë.

Më tej, fillon një rritje e lehtë e temperaturës. Ndërsa kur pacienti ka temperaturë e kollë të menjëhershme, marrje mendsh, prerje oreksi, vështirësi në frymëmarrje e dhimbje koke, kjo do të thotë se është prekur nga i ftohti. Pra, është tjetër virusi, pavarësisht tipit që ka; dhe është tjetër i ftohuri. Virusi zgjat deri në 7 ditë, ndërsa ftohja për një kohë më të gjatë.

Viruset dhe ftohja

Për të minimizuar ciklin e virozës që zgjat deri në javë duhet të ndjekim disa hapa të dobishëm. Së pari, duhet të rrisim rezistencën e organizmit, kjo është pikënisja. Nëse ndjejmë menjëherë një rënie të ndjeshme të temperaturve nuk duhet të vishemi shumë trashë, por duhet të bëjmë dush në mëngjes me ujë të ftohtë, e pasuar me ushtrime gjimnastikore rreth 15 minuta, në mënyrë që të rrisim rezistencën e organizmit. Madje, në mëngjes duhet të pimë një gotë çaj me fruta pylli, trëndafil të egër apo pak lëng limoni. Kështu që kur të sulmohemi nga viruset, leukocitet do të jenë shumë më shumë “luftarake” dhe organizmi në këtë mënyrë bëhet më i fortë nga virozat. Nëse bëjmë një shpëlarje të pjesës së kraharorit e këmbëve me ujë të ftohtë, praktikojmë gjimnastikën e pimë disa prej çajrave të sipërpërmendur, atëherë edhe i ftohti është më pak kërcënues për organizmin. E rëndësishme është që temperatura e dhomës të jetë 5-6 gradë më e lartë sesa temperatura e ambientit të jashtëm. Duhet theksuar këtu, që ajri nuk duhet të thahet e dyshemeja duhet të spërkatet dy herë në ditë. Të gjithë njerëzit, për të forcuar imunitetin, duhet të përdorin bimë që janë të pasura me vitaminën C si boronica, trëndafili i egër, molla e egër, kulumbria, thana, dëllinja. Nëse këtë çaj e shoqërojmë me mjaltë, organizmi do jetë më në formë dhe organet do të punojnë shumë më mirë.

Alergjitë

Alergjitë shkaktohen nga viruse të ndryshme, por më e keqja, nga sa konstatohet, është fakti që të gjithë njerëzit alergjikë, ose kanë myk në organizëm, në gojë, duar, trup etj., ose kanë ndonjë infeksion viral, të cilët hynë në simbiozë e bashkëjetojnë me trupin duke i marrë ujin dhe kripërat minerale. Pikërisht në këtë situatë, imuniteti, rezistenca bie. Këta agjentë patogjenë të jashtëm fillojnë të krijojnë irritime në lëkurë e skuqje të syve. Shkaktari kryesor është myku e i sëmuri paraprakisht duhet të kontrollojë gjuhën, e nëse kjo e fundit është si me pluhur të bardhë, atëherë ka myk në mënyrë të padiskutueshme. Ka rreth 150 lloje të tilla, e kur organizmi është më i dobët e numri i leukociteve bie poshtë 3500-ës, njeriu duhet të marrë masa, sepse mushkëritë janë të predispozuara për t’u kapur nga sëmundjet. Individi i prekur nga myku në gjuhë, çdo mëngjes duhet të marrë pak sodë buke të përzier me mjaltë, e me një garzë të pastrojë gjuhën, e më pas ta shpëlajë me një gargarë me ujë me sodë. Më tej duhet të përdorë një çaj antimykotik si ai i rigonit, ose gjethet e mushmollës. I sëmuri duhet të bëjë kujdes edhe me ushqimet, sidomos nga sheqernat apo majanë.

Mungesa e jodit

Në përgjithësi njerëzit që kanë mungesë jodi duhet ta “lidhin” jetën e tyre me pemën e arrës, pra duhet të konsumojnë arra të pabëra të vendosura në mjaltë e të ekspozuara në diell për 40 ditë resht. Një kokërr në javë është e mjaftueshme për të stabilizuar sasinë e jodit në gjak. Gjithashtu, pacientët që hasin mungesë jodi, mund të përdorin një çaj me gjethet e arrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja