Kura me sodë buke, i komunikohet 
akuza mjekut italian Simonçini

Kura me sodë buke, i komunikohet <br />akuza mjekut italian Simonçini
TIRANE -  Pas 9 muajve hetime nga organi i akuzës, mjeku italian i akuzuar për vdekjen e pacientit Luca Olivotto zyrtarisht merret i pandehur.

Prokuroria e Tiranës i komunikoi sot akuzën për mjekim të pakujdesshëm me pasojë vdekje, mjekut italian Tullio Simoncini. Vendimi është marrë nga prokurori i cështjes i cili i ka komunikuar personalisht Simoncinit akuzën për mjekim të gabuar ndaj pacientit të tij Italianit 27 vjecar, i cili kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për tu kuruar nga sëmundja e kancerit, por humbi jetën pas mjekimit me sodë buke në një spital privat në tiranë.

Luca Olivotto vdiq më 18 tetor të vitit të shkuar.
Për ngjarjen ka pasur shumë dyshime, ndërsa familjarët e Olivottos akuzuan asokoho si përgjegjës vetë mjekun Simoncini i cili s'e pranoi asnjëherë akuzën. Pas investigimit nga Shqiptarja.com dhe A1Report doli në pah dhe skandali i paisjes të këtij mjeku me leje ushtrimi profesioni në Shqipëri, pasi i ishte hequr e drejta e ushtrimit të profesionit nga autoritetet italiane.

Proecdimi penal ndaj Simoncinit i është komunikuar dhe palës mbrojtësi të caktuar nga ai, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore e bërë nga mjekët shqiptarë ka gjetur fajtorë mjekimin e përdorur. Mjeku italian mund të dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg.

A1Report ka komunikuar me Tullio SImoncin , ku ai pranon se është njohur me akuzën e prokurorisë dhe do të ndjekë hapat ligjorë për çështjen. Nëse do të vërtetohet akuza, Simonçini rrezikon nga gjobë deri në burgim me 5 vite ndërsa ende nuk është vendosur për kalimin e çështjes në gjykim.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin