Kuratore imazhi në Canale 5? Rezarta Skifteri flet për ofertën televizive (VIDEO)

Prej shumë vitesh është kthyer në stilisten e preferuar të VIP-ave shqiptarë, por krijimet e Rezarta Skifterit po bëhen shumë të pëlqyera edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Në një kohë kur stilistja ka prekur për të dytën herë me radhë magjinë e “Milano Fashion Week”, ku prezantoi krijimet e saj krahas dizenjatorëve më të famshëm italianë, këtë herë ka vendosur të vijë më guximshëm, me prerje më sensuale.

Ambiciet e Rezartës dhe planet e saj janë që të zhvendosë një pjesë të punës në Milano, megjithatë stilistja thotë se për këtë duhet ende kohë, pasi nevojiten bashkëpunime.

Për gazetaren Suada Daci ajo tregon ofertat që i janë bërë nga Canale 5 në Itali. Asaj i është ofruar të jetë kuratore imazhi atje, por stilistja shprehet se ky vendim duhet të jetë i mirëmenduar.

Disa persona në Canale 5 më kanë kërkuar për kuratore imazhi. Shpresojmë, sepse duhet të biem dakord në disa gjëra të dyja palët në mënyrë që të mos dëmtoj punën time. Sigurisht që dua ta përqafoj këtë gjë sepse dua të zhvendosem atje me punën time, por pa lënë mënjëanë punën që kam krijuar në Tiranë”, shprehet stilistja. 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump