Kurban Bajrami, Pelegrinët godasin me gurë Satanin në Mina

Kurban Bajrami, Pelegrinët godasin me gurë Satanin në Mina
MINA- Pelegrinët myslimanë filluan sot ritualin e goditjes me gurë të Satanait në luginën e qytetit Mina, pranë Mekës, në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, festa myslimane e sakrificës.

Besimtarët hodhën gurë të vegjël, të mbledhur një ditë më parë në Muzdalifa, disa kilometra nga Meka, në shtyllën më të lartë që përfaqëson Satanain, që myslimanët e quajnë Iblis.
Të shtunën, besimtarët e kaluan ditën me lutje dhe meditime në Malin Arafat, pranë qytetit të shenjtë, momenti kyç i pelegrinazhit të përvitshëm.

Goditja me gurë e Satanait, mjaft e rrezikshme, është karakterizuar vitet e fundit me rrëmuja vdekjeprurëse përpara se autoritetet saudite të kontrollonin zonën për të siguruar lëvizjen e rregullt.

Çdo besimtar bën të dielën sakrificë kokën e një bagëtie për të festuar Kurban Bajramin, në kujtim të profetit Ibrahim i cili për pak sakrifikoi djalin e tij Ismail përpara se engjëlli Gabriel t'i propozonte një dash në vend të tij.

Pas këtij rituali, besimtarët duhet të shkojnë më tej në Mekë për të ecur rrotull Kabës, konstruksion në formë kubi në qendër të Xhamisë së Madhe.
Pelegrinazi, ku këtë vit marrin pjesë më tepër se dy milionë besimtarë, nuk është karakterizuar nga asnjë incident i rëndë.Haxhi, pelegrinazhi më i madh i përvitshëm në botë, është një nga pesë shtyllat e islamit që çdo besimtar mendohet ta kryejë të paktën një herë në jetë nëse i ka mundësitë.
(atsh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa