"Kurban" tani dhe në italisht e
turqisht, Rama:E vërteta ime

turqisht, Rama:E vërteta ime">
 TIRANE - “Kurban”, libri i kreut të PS-së Edi Rama do t’u ofrohet edhe lexuesve italianë dhe turq. Shtëpia botuese “Dudaj” ka bërë përkthimin e veprës në italisht dhe në turqisht, pavarësisht skepticizmit të kreut të PS-së  i cili mendonte se një libër i tillë është i papërkthyeshëm.

““Kam menduar se është i papërkthyeshëm jo thjesht për gjuhën por dhe për shumë pjesë të përmbajtjes që lidhen me referenca shumë lokale, personazhe, kujtime e vende që mund të jenë familjare për njerëzit këtu por nuk i thonë asgjë njerëve që nuk u kanë jetuar në Shqipëri. Kam pasur debate për këtë dhe jam kundërshtuar ashpërsisht. Kam qenë i vërtetë me njerëzit, me veten. Dua të bëj një parantezë: Të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe, dhe kjo është e vërteta ime. Për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas për të vërtetën time” - tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Friendbook House" në Tiranë.

Për Ramën "Kurban" është “një libër që e bën sharmant jetën e Shqipërisë; rrit kuriozitetin; flet për pasionin".

"Në momentin kur ai që heq picirin për këtë libër nuk është më konkret por personazh është më pak i dhimshëm.” - komenton Rama.
 
Për liderin e opozitës rrugëtimi i këtij libri do e nxisë për të mos e mbyllur krijimtarinë e tij publicistike. “Më nxit të mos e lë të mbyllur kapitullin e krijimtarisë time të prodhimti të librave, Nuk ndahem dot nga fjala, gjuha e shkruar. Më nxit dëshirën për të shkruar një libër tjetër. Nuk e di  se kur, ku, dhe për çfarë si dhe jo domodsoshmërisht një rrëfim"

UNË KRYEMINISTËR, JETOJ BRENDA VETES ME KETE, DHE  HYJ NË BETEJË PËR TA AFIRMUAR
"Ju thatë që shkruani dhe besoni tek e vërteta juaj. Sipas të vërtetës tuaj jeni ju fituesi i zgjedhjeve të 23 qershorit zoti Rama?" Kjo ishte pyetja e një gazetari për të cilën Rama u përgjigj:
“Për të mos dhënë një përgjigje që do të ishte përgjigjja e tribunës së konferencave të shtypit, por për të vazhduar këtë bashkëbisedim, besoj që askush nuk hyn në fushë nëqoftëse nuk jeton me këtë të vërtetë që e përgatit brenda vetes dhe pastaj lufton për ta afirmuar në realitetin e betejës në fushë. Përtej kësaj unë e di që edhe ju e dini se kush do t'i fitojë zgjedhjet.”

PORTRETI I METES TE "KURBAN" :E VERTETA IME E ASAJ KOHE, PARALAJMERIM I ASAJ QE NDODHI ME PAS
 Lidhur me përshkrimin e portretit të Ilir Metës, në librin e tij Rama tha se është një e vërtetë që ai e ka thënë në atë kohë dhe nuk do i kthehet pas për ta retushuar. Për Ramën është një portretizim i vërtetë ku brenda ka dhe miqësi dhe një paralajmërim për atë që ndodhi më pas.

“I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera dhe nëse do ta lexonit pa tendencën për të kryer diçka në funksion të përditshmes politike do të shikoni se tek ai përshkrim ka vërtetësi dhe miqësi. Është padyshim e rëndësishme të nënvizoj diçka: Jeta është dinamike. Ne të gjithë jemi po ata, por të qënit po ai ose ajo nuk do të thotë që të mbetesh aty ku ke qenë, ne të gjithë lëvizim sepse bëjmë një rrugëtim. I kam thënë siç i kam menduar, dhe nuk kam asnjë arsye t’i retushoj sepse nuk kam qenë në censurë dhe nuk kam pse t'i fshij. I qëndroj gjërave që kam thënë. Po ta shikoni atë portret në funksion të gjërave që ka ndodhur më pas do të gjeni dhe zanafillën e gjerave çfarë ka ndodhur, ky portret paralajmëron atë që ndodhi më pas. Eshtë e vërteta ime dhe një miqësi."
 
SALIU ME KUJTON PERSONAZHIN QE RRINTE NE BANJO E NA  PERGJONTE KUR ISHA STUDENT
Pyetjes së gazetares së Tv A1 Report, Jetona Koçibelli: “Në këtë kohë të ngarkuar fushate, nisur nga ky bashkëbisedim artistik, në një bashkëjetesë midis politikanit dhe artistit, kush nga këto të dyja ka ngritur më shumë krye?  Rama u përgjigj:
“Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliun, se më kujton kohën e studentit, dhe ata që më viheshin mbrapa dhe librat e ndaluar i shikonim në banjo. Libri ishte fshehur brenda trikos dhe në banjo mbanim radhën ndërronim vend me njëri tjetrin e shikonim librin. Kjo ra në sy dhe ishte një personazh që ngjante me Saliun dhe rrinte në banjo e na kapte. Më kujtohet dhe një personazh tjetër, një i deleguar i partisë për shfaqeje të huaja dhe bëri raprezalje për shfaqje të huaja dhe unë në atë kohë lija një mjekër jashtë standardeve të asaj kohe dhe përsëri ma kujton shumë Saliun. Flet sikur sheh nga vrima e çelësit tim, kur thotë nuk shkon në punë, martohet për zgjedhje e ka shtëpinë 57 metra të gjatë”

Për kreun e PS-së "Arti s'ka nevojë për politikë, por politika ka nevojë për art"

RAMA: S'DO KETE NDARJE NE PERQIDJE TE PUSHTETIT ME LSI, DEKLARATA E TAVOS PJESE E FUSHATES
Rama i quajti të pavërteta deklaratat e Vangjel Tavos se nëse koalicioni i majtë do të fitojë, 40 % e pushtetit do e marrë LSI  
 “I merrni të mirëqëna një gjë që nuk ekziston. Nuk do të ndajmë përgjegjësinë se sa do jetë %. Do të jemi 100 % bashkë për të realizuar të gjithë votimet që do ta shtyjnë popullin shqiptar. S’do të ketë ndarje % por 100 % së bashku të angazhuar e përgjegjës për të mirëqeverisur Shqipërinë. Unë jua thashë në shqip, dhe mund tju kërkoj Fatmës (përkthyeses) që ta thotë në turqisht, kjo është përgjigja ime. Pjesa tjetër janë mijëra gjëra që i takojnë fushatës elektorale”- tha ai.

RAMA: UNE TAKOVA OBAMEN, BERISHA NASTRADININ
Kreu i PS-së komentoi dhe sulmin që po i bëhet pas publikimit të fotos ku ai ka dalë me presidentin e SHBA-së, Obamën.
“Janë pjesë e një strategjie shumë të ndyrë për të përbaltur opozitën. Unë di t’ju them se të takohesh me Presidentin e Amerikës nuk është njësoj si të takohesh me këdo qoftë dhe kur. Presidenti të takon dhe të shtrëngon dorën, nuk është njësoj si kur kryeministri i shtrëngon dorën Nastradinit, pyesni Berishën se kush është Nastradini dhe ai ju thotë se kush është”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën