KURBIN- Një grua rreth 70 vjeç është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Mamurras të Kurbinit. Viktima e identifikuar si Gjelina Hoti jetonte e vetme. Fqinjët kanë njoftuar policinë, pasi e moshuara nuk ishte përgjigjur në telefon.
Policia bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë, duke hapur derën e banesës dhe e kanë gjetur pa jetë të moshuarën. Nga verifikimet paraprake dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike nga pakujdesia, por pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.