Një person i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për “dhunë në familje” është arrestuar në flagrancë nga blutë e Kurbinit pasditen e ditës së djeshme.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 35-vjeçari, Elton Lika, banues në Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi gjykata e Apelit në Tiranë në datë 3 shkurt të këtij viti e ka dënuar me një vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”.
Lidhur me rastin, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin e cila ka nisur veprimet e mëtejshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com