Kurbin, 'Audi' dhe 'BMW X6'-a përfundojnë në kanal, lëndohen dy të rinj

Kurbin, 'Audi' dhe 'BMW X6'-a përfundojnë në kanal, lëndohen dy të rinj

Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin, ku dy automjete një "Audi" dhe "BMW X6" kanë dalë nga rruga dhe për rrjedhojë kanë përfunduar në kanal. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy të rinj. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak
Me datë 27.06.2018, rreth orës 21:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Laç – Kryqëzimi i Patokut, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”, mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin H.L. 25 vjeç banues në Laç dhe mjeti tip BMË me drejtues shtetasin R.B. 23 vjeç banues në Laç, kanë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe kanë rënë në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë janë lënduar 2 drejtuesit e mjeteve të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin por kryejnë veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit