Kurbin, Basha: Të vendosur për
zbardhjen e skandalit te Tatim-taksat

Kurbin, Basha: Të vendosur për<br />zbardhjen e skandalit te Tatim-taksat
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur vendosmërinë e forcës politike që ai drejton për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së plotë të vjedhjes së 4.5 milionë të dhënave konfindenciale të bizneseve shqiptare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim-taksave. Nga Kurbini, ku mori pjesë në 23-vjetorin e krijimit të degës së PD në këtë rreth, Basha tha se “ky operacion kriminal i dyshes Rama-Meta ka për qëllim zerimin e gjobave ndaj biznesit në këmbim të rrushfetit”.
 
“Sa mund ta luftojë krimin një qeverisje e cila po ndërton nga themelet deri në çati një shtet mafioz. Në mënyrë kriminale, mafioze përfaqësues të dyshes Rama-Meta vodhën serverin bashkë me 4.5 milionë të dhëna kofindenciale të bizneseve shqiptare. Sot çdo shqiptarë e kupton se të dhënat tatimore janë kthyer në axhendë personale të interesave private të pasurimit dhe të makuterisë mbi bazën e një skemë të mirë organizuar mafioze ku bizneset në këmbim të ryshfetit do të mund të ulin apo zerojnë gjobat dhe detyrimet e tyre tatimore të çimentuar në sistemin elektronik të tatimeve.
 
Kësaj të vërtetet nuk mund t’i iket as me akuza personale dhe as me përbaltje apo goditje ndaj medias së lirë në Shqipëri, Ne e denoncuam këtë në momentin që ndodhi dhe kërkuam Komision Hetimor Parlamentarë, në mënyrë antikushtetuese kjo kërkesë u rrëzua, beteja jonë nuk ka përfunduar, çështja është në Gjykatën Kushtetuese dhe ta dinë mirë se kësaj ngjarje nuk i ndahemi se zbardha e saj është sot një interes madhor i demokracisë shqiptare., se nuk do t’i lejojmë të vjedhin shqiptarëve dhe me paratë që ju vjedhin shqiptarëve të kthehen për të blerë votat e tyre për të blerë vullnetin e tyre dhe për të blerë demokracinë shqiptare”, tha Basha.
 
Lideri i opozitës është ndalur edhe tek reforma territoriale-administrative, duke theksuar se ço vendim është i pavlefshëm pa rivendosjen e plotë të parimit të konsesusit.
 
“Dje pas refuzimit të grupit tone parlamentar dhe aleatëve tanë për të qenë pjesë e një farse të rrezikshme për demokracinë shqiptare, pati një votim tinëzare nga shumica e kartonëve për të ashtuquajturin komision për reformën territoriale-administrative. Ky komision është i pavlefshëm pa rivendosjen e plotë të parimit të konsesusit siç e kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur bashkë me aleatët tanë. Dua t’ju bëj me dije edhe partnerëve tanë ndërkombëtare se produkti i një reforme të njëanshme arbitrare nuk mund të njihet e nuk do të njihet kurrë nga Partia Demokratike dhe nga opozita shqiptare”, vijoi kreu i PD.
 
Ndërkaq, Basha u ndal sërish në procesin e analizës dhe hapjes së PD, duke theksuar se “duke nisur nga dita e hënë, seksionet, grup-seksionet, degët e PD anembanë Shqipërisë, për një muaj me radhë do i nënshtrohen një procesi rigoroz të evidentimit dhe ripërtëritjes së bazës së të dhënave të anëtarësisë së PD, anëtarësimeve të reja dhe hapjes më të madhe e më të fuqishme që PD ka bërë gjatë historisë së saj 23-vjeçare”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri (EMRI)