Kurbin – Kryeministri Berisha ka vazhduar turin e tij elektoral në qytetin e Kurbinit ku është ndalur dhe njëherë të arritjet e qeverisë.
Ai i ka cilësuar këto arritje si tepër historike, por një projekt tjetër i rëndësishëm është ai i gazësjellësit transadriatik, “projekti i shekullit” sipas kryeministrit, i cili do të krijojë dhjetra vende pune.
Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë i është kundërpërgjigjur liderit socialist Rama, duke i thënë se prej “3 javësh merret me mbesat dhe nipërit e mi”. Berisha i quajti vitet e tij si gjysh si vitet më të bukura për të.
“Më të bekuara për çdo njeri janë ato vite kur ai jeton si gjysh i nipërve dhe mbesave të tij. Këtë e di çdo njeri, përveç atij që ka patur vitet e rinisë pa rini, vitet e burrërisë pa burrëri. Tani thotë se Berisha është i lodhur. Çdo ditë të jetës sime unë jam lodhur sepse kam punuar me ndershmëri jo më pak se 16 orë në ditë. Por, dua t’i them se nga të gjitha lodhjet, lodhjet e viteve të fundit më krijojnë kënaqësinë më të madhe”,u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në Kurbin.
Berisha tha se Rama nuk i sheh ndryshimet në Shqipëri pasi nuk sheh asgjë hipur në autobusin mavi me xhama të zi.
“Për shoferin e autobusit mavi këto vite në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e mirë dhe kudo që shkon ka vetëm rrënim sepse ky nuk sheh asgjë nga autobusi mavi me xhama të zi. Me lumenjtë e djersës ju keni ngritur Shqipërinë tjetër nga kasolle në vila e pallate dinjitoze, paçka se udhëton nga Hani i Hotit në Konispol në rrugë të reja ai si një personazh i Servantesit vazhdon betejën kundër rrugëve. Iu thotë shqiptarëve se 20 vite ne nuk kemi bërë asgjë se ju jeni robër kjo është Shqipëria që ekziston në mendjen e tij”- nënvizoi Berisha.
Kryeministri gjithashtu vuri në dukje edhe faktin se më në fund arritën të votonin 3 ligjet duke ecur më shpejt drejt Evropës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com