Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm për rrjetin e ujësjellësit në Kurbin, ku sekuestrohen armë dhe municione.
Është arrestuar në flagrancë Ndue Rica, 63 vjeç, banues në fshatin Shkopet. Ai dyshohet si autor i dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit të fshatit ku banon (ku kishte konfliktin).
Pas ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ndue Rica, ku gjatë kontrollit u gjetën të fshehura në një ambient afër banesës së këtij shtetasi, armë zjarri e municione luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:
– 2 pushkë model 63
– 19 kapsolle detonatore
– 5 metër fitil zjarrpërcjellës
– 835 fishekë të ndryshëm ( pushke dhe pistolete)
– 3 krehëra
Shtetasi Ndue Rica, kishte konflikt me disa fqinjë të tij në lidhje me rrjetin e ujësjellësit.
Gjithashtu dyshohet se ky shtetas ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit që furnizon banorët e fshatit ku ai banon si dhe të shtetasve me të cilët ka konflikt.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ” dhe “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar nga nenet 278 dhe 159 të Kodit Penal.
[gallery]23174[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO