Kurbin- Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit ditën e sotme (30 mars) pasi u kap me dy pako drogë, të ndara në doza dhe gati për shitje.

Aksioni u krye nga Komisariati dhe Antidroga e Policisë së Lezhës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet gjatë kontrollit në banesën R. S., 43 vjeç,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza”, tha policia vendore.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i 43-vjeçarit për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Dosja për hetime të mëtejshme i kaloi prokurorisë vendore.