KURBIN - Është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 21-qershorit kandidati i propozuar nga Partia Demokratike për Bashkinë e Kurbinit Altin Biba. 

Burime për A1Report bëjnë me dije sekKërkesa është depozituar nga Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili prej disa ditësh po zyrtarizon kandidatët e propozuar nga koalicionet e drejtuara nga PS dhe PD, por edhe kandidatët e pavarur, që do të garojnë për zgjedhjet vendore.
 
I kontaktuar nga A1 Report Biba ka bërë të ditur se vendimin për tërheqje nga gara ai e ka marrë për arsye shëndetsore, ndërsa pritet që PD të propozoje nje tjeter emer që do të garoje në ketë bashki nën siglën e kësaj force politike, i cili do të ketë rival përfaqësuesin e Partisë Socialiste kryetarin aktual te Bashkisë së Laçit Artur Bardhi.
 
Kandidatura e Altin Bibës u zyrtarizua vetëm një javë më parë nga Partia Demokratike, ndërsa Biba mban edhe postin e kreut të degës së PD-së në këtë rreth.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)