Policia e Lezhës ka asgjësuar me anë të djegies rreth1680 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva si dhe është sekuestruar një pushkë model 56. Operacioni është zhvilluar në rrethin e Kurbinit dhe Mirditës.

Policia ka bërë të ditur se në Mirditë, në fshatin Kthellë e Epër, në vendin e quajtur “Mullinjt e Lugjes” janë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela me 1220 bimë të dyshuara Cannabis -Sattiva.

Në Kurbin, në Malin e Zhejes, në vendin e quajtur “Prroi i Shehut” janë asgjësuar me anë të djegies 460 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një pushke model 56. 

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

lezhe

lezhe
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)