Një trup i pajetë i dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë të Njësisë Administrative Mamurras, në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, trupi dyshohet se i përket një shtetasi francez, 61 vjeç i cili mendohet të ketë qenë vizitor në këtë zonë. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 61-vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Kurbin/ Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, fshati Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, është konstatuar një trup i pajetë, i dekompozuar.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se trupi i pajetë i përket shtetasit francez G. P., 61 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.