Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin, ku një 2-vjeçare me iniciale E.B ka qenë duke luajtur pranë një kanali të mbushur me ujë në afërsi të banesës së saj dhe ka humbur jetën.
 
Familjarët sapo kanë konstatuar se vajza nuk gjendej më pranë banesës kanë nisur kërkimet, por trupi i pajetë i saj është gjetur 800 metër larg banesës.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e policisë, ndërkohë që familja ka nisur ceremoninë mortore për të miturën.
 
Ja njoftimi i policisë Lezhë
Me date 27.06.2016 , specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin,  kanë konstatuar se shtetesja E. B. 2 vjeçe, banuese në Kurbin, para banesës së saj ka rreshqitur duke rëne ne nje kanal uji dhe  si pasoje e rrjedhjes së ujit, është gjetur e vdekur nga familjarët e saj rreth 800 m larg banesës . Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim si ngjarje aksidentale.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)