Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së dielë në Kurbin, me pasojë plagosjen e një 24-vjeçari, i cili ndodhet në gjendje shumë kritike për jetën. Për ngjarjen e ndodhur mësohet se policia ka arrestuar dy persona.
Rreth orës 22:05 të mbrëmjes në fshatin Fushë-Milot, dy familje me lidhje gjaku kanë filluar një grindje për motive pronësie, e cila ka përfunduar me pasoja të rënda. Nga të thënat e para mësohet se dyja familjet e ardhura në fshatin Fushë-Milot, pretendonin autorsinë mbi një territor të vogël pronësie. Dy vëllezërit Kastriot dhe Preng Përdoda gjatë grindjes kanë rrëmbyer një armë zjarri dhe kanë qëlluar mbi Besjan Përdodën. Pas disa minutash në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke arrestuar autorët e ngjarjes, ndërsa i plagosuri Besajn Përdoda është transferuar në gjendje shumë kritike për jetën në spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të mësuar arsyjet e vërteta të ngjarjes.
/Shqiptarja.com