Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Kanosje” është arrestuar në Kurbin.

Gjin Nikollaj, banues në Laç është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 7 vjet e 2 muaj burg.

Vijon puna për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj.

“Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”.

Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali”, njoftoi sot policia.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë