Përfaqsues të Partisë Demokratike në Kurbin të shoqëruar nga Sekretari për Aksionin Qytetar Ervin Salianji, kanë dalë në protestë duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Artur Bardhi.

Me pankarta në duar të cilat kishin foton e Kryebashkikut të Kurbinit me 5 emra të ndryshëm, përfaqësuesit e PD-së kanë parakaluar nëpër rruget e qytetit dhe më pas janë ndalur para ambientëve të Bashkisë, duke protestuar.

Sekretari i Aksionit Qytetar i kësaj force politike, Ervin Salianji, u shpreh se kryebashkiaku Artur Bardhi është një person me të shkuar të rëndë krimanale por Kryeministri Rama në vend që ta çojë në burg e mban në krye të Bashkisë duke i dhënë mbrojtje politike.

Salianji thotë se kryebashkiaku Bardhi së bashku me drejtorët e Bashkisë janë të akuzuar për grabitjen e Bankës së Kurbinit dhe për trafik droge e prostitucioni.

Prej disa ditesh Partia Demokratike ka hedhur një lumë akuzash në drejtim të Kryebashkiakut Socialist të Kurbinit që sipas tyre ka ndërruar 5 emra për shkak të së shkuares së tij kriminale.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)