Policia e Kurbinit ka gjetur dhe sekuestruar 32 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa si dhe ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre.
Sipas policisë, Altin Lala 34-vjeç ka qenë duke e transportuar me automjetin e tij dhe me dy pasagjerë lëndën narkotike, por sapo ka pikasur prezencën e forcave të policisë ai është larguar me shpejtësi, por ka lënë në mes të rrugës lëndën narkotike që po transportonte.
Sipas efektivëve të policisë, lënda narkotike ka qenë e paketuar në thasë sintetikë, ndërkohë që kanë nisur hetimet për identifikimin e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të Altin Lalës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com