Kurdët "krijojnë" Kurdistanin në Siri
frikësohet Turqia, SHBA thotë "Jo"! 

Kurdët "krijojnë" Kurdistanin në Siri<br />frikësohet Turqia, SHBA thotë "Jo"! 
Lufta ndaj militantëve të ISIS në Siri, duket se ka fuqizuar pozitat e kurdëve. Ata kanë krijuar shtetin e tyre të Kurdistanit në pjesën veriore të Sirisë, e deri në kufi me Turqinë. Ka qenë partia e kurdëve,  Partia e Bashkimit Demokratik në Siri, që ka kërkuar krijimin e Kurdistanit sirian.
 
Kjo lëvizje e kurdëve në Siri ka qenë edhe frika më e madhe e Ankarasë. Por kërkesës së PYD i është përgjigjur menjëherë Siria, SHBA dhe Turqia me "Jo".
 
Kërkesa e përpiluar në konferencën e Rmeilanit flet për një shtet autonom të formuar nga arabët, kurdët dhe turkomanët.
Ajo do të jetë autonome nga Damasku. Por për momentin kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht.

Kurdët janë grup etnik nga Lindja e Mesme, të cilët jetojnë në pjesën e cila sipas tyre quhet Kurdistan, e cila shtrihet në 4 shtete të ndryshme.
 
Ata jetojnë në Irak, Siri, Iran dhe Turqi, por kur shtetet nacionale ndërtoheshin në të kaluarën, ata nuk kanë arritur që të gjinden dhe të formojnë shtetin e tyre.
 
Numri i tyre sot është rreth 30-35 milionë, ndërkaq në hapësirën e të ashtuquajturit Kurdistan janë rreth 28 milionë.
Në Irak janë 17% e popullsisë totale, rreth 6.5 milionë njerëz. Prijësi i tyre është Masud Barzani, i cili po lufton kundër Shtetit Islamik të ISIS. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur