Kurimi i Ndrecës e Bejkos
Rama falenderon Greqinë e Italinë

Kurimi i Ndrecës e Bejkos <br />Rama falenderon Greqinë e Italinë
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka falenderuar autoritetet italiane dhe greke për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në kurimin e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos, dy ish të burgosurit politik të cilët tentuan të vetëflijohen duke i vënë flakën vetes me benzinë.

“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama falenderon përzemërsisht autoritetet italiane dhe greke që me një gatishmëri mbresëlënëse iu përgjigjën lutjes së tij për të marrë përsipër kurimin në dy qendra të specializuar mjekësore, të dy vendeve fqinjë, të dy të burgosurit politikë të diktaturës komuniste, Gjergj Ndreca e Lirak Bejko, të cilët me një akt të dëshpëruar për t’u dëgjuar dhe respektuar në dinjitetin e tyre njerëzor nga autoritetet shqiptare, në detyrë, i vunë flakën vetes. Edi Rama falenderon në mënyrë të posaçme guvernatorin e rajonit të Puglia-s Nichi Vendola, administratën e tij dhe Ambasadorin Italian në Tiranë Massimo Gaiani, i cili me humanizëm të spikatur mundësoi kapërcimin në kohë optimale të të gjitha barrierave burokratike.”, -lexohet në deklaratën për shtyp të Partisë socialiste.

Nëpërmjet bashkëpunimit të arritur me kurimin e dy ish të përndjekurve politik, Rama shprehu kënaqësinë më të madhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë. “Marrëdhënie që u materializuan në mënyrë kaq domethënëse si shembulli po kaq domethënës,” thuhet në njoftimin e PS.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë

Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë