Ndërsa pritet që këtë fundjavë të merret vendimi nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç për të pritur osë jo kryeministrin Edi Rama në 22 tetor në Beograd mediat serbe shkojnë dhe më tej.
Gazeta beogradase “Kurir” duke cituar burime nga qeveria serbe shkruan se Vuçiç do të presë kryeministrin shqiptar.
“Kryeministri Aleksandar Vucic foli dje me kancelaren gjermane Angela Merkel ku theksoi se Serbia, pavarësisht incidenteve në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri, do të bëjë gjithçka për të ruajtur stabilitetin në rajon”, shkruan “Kurir”.
Presioni ndërkombëtar për mosanulimin e vizitës së Edi Ramës në Beograd është fokusuar i gjithi tek shefi i qeverisë serbe. Kujtojmë këtu dhe bisedën telefonike me zëvendës presidentin amerikan Joe Biden.
Këmbëngulja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të shkuar në Beograd e ka lënë topin në gjysmëfushën serbe duke u lënë fqinjëve zgjedhjen se si duan të duken në sy të Europës, e veçanërisht të kancelares gjermane, e cila ka qenë një shtysë e fuqishme për takimin mes Ramës dhe Vuçiçit, që e shenjoi atë si një nga objektivat afatshkurtër të procesit të nisur në Berlin nën lidershipin e saj. Tani të presim e të shohim.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com