Pamjet që vijnë nga Lura tregojnë një peizazh të mbuluar nga tymi i dendur. Nga e gjithë kurora e gjelbër e pyllit ngrihen shtëllunga të bardha tymi, ndërsa në disa zona edhe rrezet e diellit humbasin mes vatrave të zjarrit. Në terrenin e vështirë, zjarrfikësit vijojnë punën për të frenuar përhapjen e flakëve.
Sipas informacionit më të fundit, zjarri është afruar pranë dy banesave, por falë ndërhyrjes së forcave në terren, për momentin rreziku është larguar. Ndërkohë, po punohet për krijimin e një vije ndarëse me zjarrin, ndërsa era e fortë vazhdon ta vështirësojë operacionin.
Në terren janë angazhuar zjarrfikësit, strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Dibër, Policia e Shtetit, administrata e Zonave të Mbrojtura, vullnetarë dhe familjarë. Në vijim pritet të shtohen edhe avionët dhe trupat e Forcave të Armatosura për të mbështetur operacionin.
Lajmi kryesor:
11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit











