Kurs frengjishteje për Angelina Jolie

Kurs frengjishteje për Angelina Jolie
Ndërsa e gjithë bota po vrapon drejt mësimit të gjuhës angleze, aktorja Angelina Jolie ka vendosur të ndjekë një kurs frengjishteje. Tani sapo ka nisur të shqiptojë fjalët e para bashkë me fëmijët e saj dhe duket se ajo është shumë e vendosur që përfshihet seriozisht në mësimin e kësaj gjuhe. “Unë kam kaluar shumë kohë me fëmijët dhe kur ata mësonin frëngjisht, më lindi ideja ta bëja këtë dhe shumë shpejt kam mësuar disa fjalë. Kurrë nuk e kam besuar se do t’ia arrij. Jam e lumtur! Po mësoj frëngjisht dhe mendoj se kam bërë mirë”. Ndoshta artistja është e tërhequr nga frëngjishtja edhe për faktin se pas kësaj gjuhe fshihet një komunikim pothuajse i panjohur, i cili siç shpjegon ajo ka gjasa të zbulojë shumë supriza, jo vetëm gjatë komunikimit, por edhe nga kultura frankofone.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra

'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl apo Medrese kanë vila nëpër kodra