Kurset e kodimit, Muzhaqi: 4400 aplikime nga të rinjtë

Kurset e kodimit, Muzhaqi: 4400 aplikime nga të rinjtë

Bora Muzhaqi

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në eventin lancues të programit të dyfishtë në shkencat kompjuterike, i realizuar nga Holberton School Albania në bashkëpunim me Shkollën Profesionale TIK “Hermann Gmeiner” dhe Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco”.

Në fjalën e saj, ministrja Muzhaqi theksoi se ky është një hap shumë i madh drejtë përmirësimit të mundësive që të rinjtë të profesionalizohen në fushën e shkencave kompjuterike, krahas programit të kodimit me mbështetje financiare nga qeveria.

“Holbertoni është një nga akademitë që ofron kurse kodimi. Me mbështetjen nga qeveria studentët dhe të punësuarit mund të përfitojnë subvencionim deri në 50%, ndërsa punëkërkuesit e papunë deri në 100%. Që prej janarit 2023 deri më sot kemi mbi 4400 aplikime dhe 793 të rinj që kanë filluar kurset, prandaj jam e bindur që bashkëpunimi i Holberton me Shkollën Profesionale TIK “Hermann Gmeiner” dhe Shkollën Teknike Elektrike “Gjergj Canco” do të kontribuojë në zhvillimin të mëtejshëm të njohurive të të rinjve dhe profesionalizimit të tyre në fushat e së ardhmes” tha ministrja Muzhaqi.

Në kuadër të programit të edukimit të dyfishtë, nga Holberton do të trajnohen dhe certifikohen 200 të rinj që do të mësojnë e do të zhvillojnë praktika profesionale pranë disa prej kompanive më të mëdha që operojnë në këto fusha.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja