Kurset profesionale në Fier, kuzhina më e preferuara! Mbi 1 mijë persona mësojnë në 34 kurse

Gjithnjë e më shumë po rritet interesi për arsimin profesional. Në Fier janë regjistruar mbi 1 000 persona në 34 kurse të ndryshme, ku më e preferuara mbetet kuzhina. Marsela Mehmetaj ndjek prej disa muajsh kursin e kuzhinës në qendrën profesionale të Fierit, me qëllimin të gjejë një punë në tregun vendas.

“Më pëlqen shumë dhe duhet të kisha ardhur më përpara. Pas kursit dua të gjej punë, këtu jo jashtë vendit”, tha Marsela Mehmetaj

Kuzhina është më e preferuara ndërmjet 34 kurseve profesionale që ofron kjo qendër.

“Është profesioni më kërkuar, si për tregun e brendshwm dhe atë të jashtëm” , u shpreh Adelina Avdiaj, instruktore e kuzhinës

“Më të kërkuarat janë kuzhinë, elektrike, hidraulik, parukeri”, tha “Aleksandër Lalaj, drejtor i qendrës profesionale

Kursantët qëndrojnë 9 muaj, mësojnë pa pagesë dhe në fund pajisen me certifikatë. Disa prej tyre synojnë të çelin biznese në përfundim në kursit.

“E kam zgjedhur gatimin se më pëlqen e kam pasion. Në një të ardhme dua të hap biznesin tim”, tha Ervis Kerraj

Në qendrën profesionale të Fierit këtë vit numëron 1150 kursantë, ose 10 për qind më shumë se vitin e kaluar. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë