Kurti: Buxheti për vitin 2024 do të jetë mbi 3.3 miliardë euro

Kurti: Buxheti për vitin 2024 do të jetë mbi 3.3 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për vitin 2024 buxheti do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se koeficienti i pagave do të jetë 110 euro.

“Për vitin 2024 buxheti do të jetë 3 miliardë euro e 314 milionë euro. Koeficienti i pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro, këtë po e realizojmë, jemi duke i rritur pagat në sektorin publik”, tha Kurti.

Kurti ka theksuar se buxheti është rritur si asnjëherë më parë. Po ashtu ka thënë se ai ka menaxhuar pandeminë, arriti të rriste ekonominë dhe kjo ka rdhur si rezultat i politikave e masave të suksesshme për rritje të punësimit.

“Menaxhuam pandeminë, jo vetëm që menaxhuam këto kriza me sukses, po arritëm të rrisim ekonominë, vendet e punës si asnjëherë më parë, ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende pune, kjo si rezultat i politikave e masave të suksesshme për rritje të punësimit, mbështetëm bujkun me subvencione të rritura, bujqit vendorë, mbështetëm bizneset dhe punësimin e komuniteteve joshumicë, familjet pa asnjë të punësuar përmes masës Qeveria për familjet, mbështetëm punësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, asnjë qeveri para kësaj tonës nuk kanë bërë kaq shumë masa për krijimin e vendeve të reja të punës, rritëm të hyrat buxhetore pa e ndryshuar asnjë politikë fiskale”, tha Kurti.

Projektligji për buxhetin do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë