Kryeministri Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e ditës së Pashkëve.

“Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët. Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara!”, shkruan Kurti.

“Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë deri te më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë. Për shumë mote Pashkët!”, shtpn Kurti.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka uruar besimtarët ortodokse për ditën e Pashkëve.

Vjosa shkruan se Festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen.

“Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, shkruan Vjosa.