Kurti: Hashim Thaçi të garojë për
kryeministër në Serbi e jo në Kosovë

Kurti: Hashim Thaçi të garojë për<br />kryeministër në Serbi e jo në Kosovë
Vetëvendosje është e kuqe, është kuq e zi, është trime, e ditur e kulturuar si Gjakova, por Shpendi është shumë më i mirë se Mimoza, tha lideri i VV-së Albin Kurtit në sot në një tubim elektoral në Gjakovë

Ai tha se 10 qershori është dita e Lidhjes së Prizrenit, 12 qershori është 9 vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje!, 14 qershori është dita e çlirimit të Gjakovës, por para këtyre e kemi datën 8 qershor, fitoren e Vetëvendosje dhe Kosovës.

Duke folur për qeverisjen e kaluar, Kurti tha se Kryeministri në ikje duhet të garojë për kryeministër në Serbi dhe jo në Kosovë. Ai ia dhuroi Serbisë 10 komuna të Kosovës dhe lejon vërshimin e tregut me mallra serbe duke krijuar vende pune atje, tha ai.

Vetëvendosje është i vetmi subjekt, vazhdoi ai, i cili edhe flet, edhe angazhohet. Kurti premtoi se Qeveria e VV-së nuk do ta sjell shtetin vetëm si polici por edhe si bukë, pra jo vetëm rend e ligj por edhe mirëqenie e solidaritet.

“Privatizimi nuk është pronësim, por është shpronësim, sepse pronën e të gjithëve e bën pronë të disave”, vazhdoi më tej ai. Privatizimi na ka privu ar nga prona dhe nga mirëqenia në formë të të ardhurave personale, shpjegoi ai. Ne jemi lodhur me këto pushtete që na sundojnë, por jemi të palodhshëm në Lëvizjen tonë, tha Kurti. Më 8 qershor do t'i heqim qafe edhe të korruptuarit e PDK-së edhe të lodhurit e LDK-së, premtoi ai.

Ndërkaq, Ilir Deda, tha se është gjithmonë kënaqësi dhe krenari të jesh në Gjakovë, sepse Gjakova është e veçantë.

“Gjakova e ka ditur shumë mirë që ekonomia zhvillohet me prodhim, e që shoqëria zhvillohet me arsim cilësor. Të gjitha këto janë në Alternativën Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Deda.

Ai e prezantoi edhe aktoren e njohur Arta Dobroshi duke thënë se Gjakova ka shumë të rinj e të reja që ja kanë zbardhur fytyrën Kosovës, e ndër to edhe mbesa e Gjakovës, Arta Dobroshi.

Kandidatja nga kjo komunë, Arbërie Nagavci tha se Gjakova e ka dëshmuar veten gjatë historisë duke qenë prijëse e proceseve. “Ta sh është momenti që edhe njëherë të dëshmohemi që jemi për Republikë të qytetarëve e për një jetë të dinjitetshme”, tha ndër të tjera Nagavci.

Kurse Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se sot kudo që shkon, vërehet që partitë e tjera e kanë zili Lëvizjen Vetëvendosje për shkak siç tha ai, të parimeve tona./KosovaPress/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë