Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, sapo Partia Demokratike e Kosovës të rikthehet në seancë.
“U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, tha Kurti.
“Përafërsisht tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit u konstituua Kuvendi i Republikës për legjislaturën e tetë, ndërkaq ju e dini që në vitin e kaluar janë dashur tetë muaj nga zgjedhjet që të konstituohet Kuvendi. Nga tetë muaj tash e kishim tre muaj. Natyrisht do të ishte më mirë që të bëhej edhe më herët, por urime të gjithëve, se megjithatë është një arritje, e cila tash duhet të vazhdojë me formim të Qeverisë”, shtoi ai
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e PDK! Partia e Hamzës bojkoton seancën dhe paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese! Kurti: Ta propozojnë Çitakun, ne e votojmë








