Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi

Presidentja Vjosa Osmani denoncoi autoritetet serbe për mbajtjen peng për disa orë të 5 policëve të Kosovës, ndërsa zv.drejtori Dejan Jankoviç nuk është liruar ende. Duke i quajtur serbët shovinistë, Osmani u bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë. Situatën Omani ia përcolli në një takim edhe ambasadorit amerikan Hovenier, i cili u shpreh i shqetësuar për këtë ngjarje.

“Ne jemi të shqetësuar sepse atë e njohim tash e disa vjet për investimin e kohës dhe energjisë për komunitetin serb dhe Policinë, duke ndihmuar dhe siguruar integrimin e suksesshëm të forcës policore që u shërben të gjithëve. Ai ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e ndjeshmërisë ndaj etnitetit serb dhe se Policia e Kosovës u përgjigjet dhe u ofron mbrojtje. Ai pati rol edhe në ofrimin e mbrojtjes për monumente kulturore, përfshirë dhe manastiret ortodokse serbe, në një mënyrë të fuqishme dhe me plot kuptim. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe shpresojmë që ai të lirohet”, tha ambasadori para mediave.

Edhe kryeministri Albin Kurti tha gjatë mbledhjes së qeverisë se i kishte parashikuar provokimet serbe, por ato u intensifikuan pas votës pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Lajmi i fundit që na vjen është se të gjithë policët e ndaluar, tashmë janë liruar përveç zëvendëdrejtorit Jankoviq. Ai po mbahet në burg në Serbi. Veprimi hakmarrës i Serbisë është menduar edhe si akt me qëllim të përshkallëzimit të tensioneve. Kjo sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti, paqja dhe qetësia në rajon, e sidomos në Kosovë”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e quajti këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë të Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet brenda Policisë së Kosovës.

Ndërkohë një tjetër incident ndodhi kë të shtunë në Zveçan të Kosovës, ku një serb iu hodh lëndë plasëse, siç tha ai për shkak se ka marrëdhënie pune me shqiptarët.

Më 17 prill, autoritetet në Kosovë bënë të ditur se dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës – shqiptarë dhe serbë – ishin ndaluar nga autoritetet serbe. Pesë prej tyre u liruan po atë ditë.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar