Kurti nis procedurat për largimin e kryetarëve të komunave në veri

Kanë nisur procedurat ligjore për largimin e kryetarëve aktualë në katër komunat veriore dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Përmes një vendimi të lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është caktuar grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ “për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”.

Grupi punues përbëhet nga 11 anëtarë, derisa në vendim thuhet se në procesin e hartimit të projekt-udhëzimit administrativ mbështetet nga kabineti i Ministrit të MAPL-së, Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga ambasadat e akredituara në Republikën e Kosovës dhe OSBE-ja.

“Grupi punues është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Grupi punues duhet të finalizojë projekt-udhëzimin administrativ dhe ta procedojë te Zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së deri më datën 01 shtator 2023”, thuhet në njoftim.

Afati që i është dhënë është deri më 1 shtator.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 02/08/2023 11:07

    Para pak ditesh allbin kurrci deklaronte se per tu mbajtur zgjedhjet e parakohshme ne komunat serbe duhet te kete nje peticion prej 20.000 qytetareve ndryshe nuk do kete zgjedhje thoshte edhe osmanka, tash paska krijuar grupin punues qe deri me nje shtator ta harton planin per zgjedhje! Per mua dhe shume shqiptar ky eshte grupi qe do harton planin per shpetimin e tij politik sepse keshtu ka vepruar çdo her kurrci edhe me premtimin per bashkim kombetar e arsyeton se ja une e bera nje bashkim por shqiptaret nje pjese nuk po e kuptojne se ka ber brastvo jedinstvo-n, pastaj me reciprocitetin ne vend se le serbine e ka ber me Shqiperine,pastaj per targat ilegale doli ne média dhe deklaroj se do tu zhduk por ne fakt i legalizoi e deri tek zgjedhjet qe i organizoi bashk me mender presednike osmanken kinse per ti thene botes se ja ne vendosim per veriun nderkohe qe behet siq do dhe siq urdheron vuqiqi, serbia pra, kurse nga "ballkoni i hapur" ju flet disa mjeraneve gurbetqar me krenari se me ne fund i ka mbyllur deren shqiperise dhe Edi Rames,pra allbin kurrci punon me grupe pune te emeuara nga serbia siq doli grupi per hartimin e asociacionit te komunave serbe dhe shqiptaret prap i duartrokasin, ska dyshim per te vetmin fakt se po realizohet projekti i serbise i mbeshtetur nga llajqaku,borreli e te tjer qe punojne hapur kunder kosoves dhe kombit shqiptar dhe pro serbise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv