Kurti: Nuk mund të vazhdojmë me
takime pa marrëveshje të shkrua

Kurti: Nuk mund të vazhdojmë me<br />takime pa marrëveshje të shkrua
PRISHTINE- Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Nisma për Kosovën dhe të minoriteteve janë regjistruar sot në Kuvendin e Kosovës, si deputetë të rinj të legjislaturës së pestë. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, duke folur për hyrjen në koalicionin qeverisës me LDK-AAK-Nisma, tha se më nuk mund të vazhdojnë vetëm të takohen dhe të dakordohen e përafrojnë qëndrimet.

Sipas tij, ata duan që të arrihet marrëveshje në mënyrë që më pas të pyetet anëtarësia nëse duan apo jo të mbështesin kolaicionin.

“Ç’është e vërteta unë asnjëherë se kam përmendur fjalën ultimatum, mirëpo është e vërtetë se kam thënë shumë qartë se deri të dielën ne presim që subjektet e koalicionit LDK-AAK-Nisma të na përgjigjen lidhur me dokumentin që ne e kemi dërguar tek ata me datën 8 korrik lidhur me dy kriteret themelore të Vetëvendosjes, për dialogun dhe privatizimin.

Pra, konsiderojmë se nuk mund të vazhdojmë më kësisoj me takime e dakordime verbale pa marrëveshje të shkruar. Pra, votat e VV-së në Kuvendin e Kosovës duhet doemos të paraprihet nga marrëveshja e shkruar”, tha Kurti.

Ai tha se nuk mund të shkojnë në seancën e së enjtes pa e definuar në mënyrë të shkruar marrëveshjen së pari, e se dyti edhe pa e pasur edhe aprovimin e saj në anëtarësinë e saj.

Marrë nga 'RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital