Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Jemi gati ta zgjasim dorën nëse Serbia është e gatshme të çlirojë grushtet

Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Jemi gati ta zgjasim dorën nëse Serbia është e gatshme të çlirojë grushtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se paqen dhe sigurinë në Evropë, përveç Rusisë, po i sfidon edhe Serbia. 

“Paqja dhe siguria në Evropë nuk po sfidohet vetëm në lindje nga Rusia, por edhe në juglindje nga Serbia. Ata nuk kanë kufij të përbashkët, por kanë qëllime të përbashkëta. I shohin shtetet me thjerrëza të etnisë sepse nuk besojnë në vlerat e demokracisë”, ka thënë ai.

Kurti në një bisedë në kuadër të Forumit për Paqe në Paris, ka thënë se Kosova është e gatshme që Serbisë t’ia shtrijë dorën dhe të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore, por ngriti dyshime se Serbia mund ta bëjë të njëjtën gjë.

“11 vjet më vonë marrëdhëniet nuk janë më të mira se para një dekada dhe ka një arsye për këtë. Serbia ka dështuar në demokratizimin e saj dhe kërkon më shumë konflikt sesa bashkëpunim, ende u jep lavdi kriminelëve të luftës në vend se t’i gjykojë e t’i dënojë. Kam frikë se Serbia nuk është as demokratike e as e pavarur. Është një regjim që udhëhiqet nga Kisha Ortodokse e dominohet nga Rusia e Putinit. Kosova kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë, nëse ata janë gati të çlirojnë grushtet e tyre. Ajo që nuk ofrojmë janë koncesionet për ta ndarë vendin tonë në vija etnike, por nëse Serbia nuk është gati të na njohë, 5 vendet e Evropës nuk kanë nevojë të presin, mund ta ndihmojnë Serbinë të na njohë më shpejt, duke na njohur ato fillimisht”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka thënë se ekziston rrezik përreth kufijve me Serbinë, por ka thënë se Kosova mbështetet në NATO-n.

“Rreth kufijve të Kosovës me Serbinë, ekzistojnë 48 baza të veprimit në pararojë me qindra mijëra ushtarë, 28 prej të cilave në xhandarmëri dhe 20 të tjera ushtarake. Është rrezik për vendin tonë, jemi shumë vigjilent por asnjëherë të frikësuar. Kosova nuk është në NATO, por Kosova është brenda NATO-s. Historia e Kosovës dhe e NATO-s janë të ndërthura dhe e ardhmja e tyre është e ndërthurur. Duhet sa më shpejtë të integrohemi në NATO”.

"Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e Millosheviqit dhe e tashmja e Putinit sepse kjo do të na ndihmonte për ta arritur marrëveshjen, për t’iu dhënë drejtësi viktimave dhe për të arritur marrëveshjen e pajtimit për gjeneratat që do të vijnë", shtoi Kurti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Osmani: Fuqia jonë më e madhe qëndron te partneriteti

Presidentja Vjosa Osmani në një diskutim në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris, ka thënë se duhet të ndahet agresori nga viktima duke folur për luftën në Ukrainë, ndërsa ka kujtuar atë në Kosovë.

Osmani ka thënë se fuqia më e madhe qëndron te partneriteti, siç u dëshmua në rastin e Kosovës.

“Nuk duhet të biem në kurthin e lojës se të dyja palët janë të njëjta, sepse dëgjojmë deklarata se si të dyja palët kanë faj për një luftë që ka qenë absolutisht e paprovokuar nga Ukraina. Asnjëherë nuk do të duhej që të përdorej kjo qasje e dy palëve kur ka agresor të qartë dhe viktimë të qartë. Këtë e kemi parë edhe në luftërat në ish-Jugosllavi e këtë po e shohim edhe tani. Këtu mund të mësojmë nga rasti i Kosovës, që fuqia jonë më e madhe qëndron tek partneriteti”, ka thënë ajo.

Osmani ka shtuar se Ukraina duhet të mbështetet me të gjitha mjetet për ta fituar luftën me Rusinë.

“Në vitet e 90’ kur lufta e Kosovës ishte ndalur nga NATO-ja, kur NATO-ja kishte ndalur gjenocidin, ishte e suksesshme sepse partneriteti i vendeve demokratike në botë ishte bazuar në vlerat demokratike, vlerat për mbrojtjen e viktimës. Nëse dikush kryen krime lufte, krime kundër njerëzimit, dhe nuk ka drejtësi për ato krime, jemi të dënuar që të shohim përsëritjen e atyre akteve. Nuk do ta quaja ndëshkim, po drejtësi. Mendoj që Putini duhet ta humb këtë luftë, Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë, dhe Ukraina duhet të këtë të gjitha mjetet e mundshme për ta fituar këtë luftë dhe jo vetëm për vete por për të gjithë ne, pasi Ukraina ta fitojë luftën nuk mendoj që Putini do të jetë në pushtet”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tim morina: 13/11/2022 11:01

    Duhet shumë punë ,ditë e natë që të krijomë një të ardhme , por nuk duhet harruar të kaluaren.... suksesë Kosovë dhë ju kosovaret, zoti ju bekohtë

    Përgjigju
  • Grüezi: 13/11/2022 09:35

    Dorën e pajtimit me shkie jo..... gabim je shoku Albin. Për hirë të brezave nuk mund të lejojmë....

    Përgjigju
  • LYMI: 11/11/2022 16:04

    E LESHOVE VETEN EDHE TI QE NA HIQJE USHQIMET SERBE NGA SUPERMARKETI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat